Description
Ajo çfarë ne vlerësojmë shumë në këtë model të Daniel Klein, është kombinimi i mrekullueshëm i ngjyrave: tërësi e zezë, e kuruar me ngjyrë ar (rose gold, specifkisht) dhe argjend në kornizë. Tek shenja e secilës orë gjendet edhe nga një kristal i vogël, që në fakt i shtojnë delikatesën. Bazuar në thjeshtësi, kjo orë ka vetëm dy akrepa, të cilët gjithashtu janë fare modest.
Rripi i stilit Milanez, i formuar nga fije të imta metalike, përveç që është shumë i qëndrueshëm dhe ka një teksturë unike, gjithashtu e bën orën super fleksibile dhe funksionale. Kjo orë është mjaftueshëm e hollë për të ju bërë të ndiheni sikur nuk keni vënë asgjë në dorë, por në të njejtën kohë, t’i shtojë sharm stilit tuaj.
Reviews
There are no reviews yet.