Description
Çdo detaj është për t’u admiruar, duke konsideruar këtu vijat e orëve dhe ekranit që krijojnë një iluzion optik, formën pothuajse ovale të kornizës, dhe padyshim, mbi të gjitha, rripin e krijuar nga kapëset e lidhura në mënyrë unike. Rripi i orës nuk mbyllet askund, por në anën tjetër, rri shumë sigurt në dorë, përshkak të gjatësisë së rrypit, që e rrethon dorën dy herë.
Me këtë orë krijuar nga Freelook, ju nuk duhet të brengoseni me çfarë aksesori tjetër ta kombinoni: ato vijnë bashkë, 2 në 1! Rripi është shumë fleksibil dhe i përshtatet kyçit tuaj në perfeksion. Përmban vetëm 2 akrepa, dhe vetëm vija në ekran, ashtu që e tërë vëmendja shkon tek rripi i mahnitshëm.
Reviews
There are no reviews yet.