Description
Udhëtimet me binjakë, janë eksperiencë në vete. Për t’ua bërë këtë eksperiencë disa herë më të lehtë, vjen tek ju karroca më lart. Përveç që sjell super komfor në përdorim të përditshëm, mund edhe t’a bartni me vete në çdo udhëtim: paloset në një gjerësi prej vetëm 30 cm, e gjatësi rreth 50 cm. Ulëset mund të vendosen në disa pozicione, duke përdorur edhe koshet për bebet, varësisht nëse ata do qëndrojnë ulur apo shtrirë.
Ajo çfarë ne pa diskutim admirojmë tek kjo karrocë, është fakti se asnjëri fëmijë nuk do i pengojë pamjen tjetrit, përshkak të pozicionimit të ulëseve. Këto të fundit janë të kthyeshme, pra bebet do të kenë mundësinë të shikojnë rrugën, apo juve gjatë shetitjeve, ose njëri në njërën anë, e tjetri në anën e kundërt. Gjithashtu, karroca ka në pjesën e poshtme një shportë me kapacitet të lartë, për të bartur esencialet dhe lodrat e binjakëve tuaj.
Reviews
There are no reviews yet.