Description
Karroca Adoro, ashtu siç ka edhe emrin, është e adhurueshme. Përveç pamjes shumë kompakte, funksionaliteti është pikë kyçe e këtij modeli. Si ulësja ashtu edhe mbështetësja e këmbëve, mund të rregullohen në 3 pozicione të ndryshme. Mbyllet automatikisht me një buton, paloset shumë lehtë, prandaj është shumë e përshtatshme edhe për udhëtimet tuaja.
Kapela, siç e quajmë pjesën e epërme të karrocës, lëviz varësisht nga nevoja për diellosje ose jo. Foshnja juaj, edhe nëse është e posalindur, do të jetë shumë e sigurt, sidomos me pjesën shtesë me patent, që e mban beben ngrohtë, dhe të qetë në vend. Bonelli, me këtë çmim, ju sjell edhe maksikozën kur lëvizni me veturë, si dhe çantën e shportën e megazinimit, për të gjitha gjërat esenciale që ju duhet t’i keni gjithmonë me vete..
Reviews
There are no reviews yet.