Description
Një orë elegante, drejtkëndëshe, është e duhura si për përdorim të përditshëm, ashtu edhe për raste të veçanta. Ngjyra e gjelbër e ekranit, nuk mund të kombinohej me asnjë ngjyrë më mirë se sa me akrepat dhe vijat e orave ngjyrë ar, siç ndodh në këtë model. Nuk ka asgjë të komplikuar, apo ekran të veçantë për informata të tjera, përveç 4 vijave për orët, dhe vërteton se thjeshtësia është bukuri.
Rripi i krijuar nga çeliku inox, në kombinim të dy ngjyrave, bën që ora të jetë mjaft e qëndrueshme, dhe të duket edhe më bukur se sa të ishte vetëm në një ngjyrë. Kështu, ju mund ta shoqëroni orën Ferrucci me aksesorë të të dy ngjyrave: ar apo argjend, dhe të bëni çdo veshje tuajën të duket më kreative!
Reviews
There are no reviews yet.