Description
Ashtu si secila orë tjetër Daytona nga Rolex, edhe e lartpërmendura përmban funksionin kronografik. Gjithashtu, korniza përfshin edhe një takimetër për matjen e shpejtësisë, për kohë të caktuar. Paraqitja e orëve dhe akrepave është bërë me anë të vijave, duke i lënë rrugën elementeve të tjera të jenë më të detajuara, e t’i shtojnë hijëshinë.
Veçantia e kësaj ore mbetet padyshim tek kombinimi i dy toneve: ar dhe argjend, kështu që përshtatet me çfarëdo ngjyre që ju keni përzjedhur për veshjet tuaja. Rezistenca ndaj ujit në shtypje deri në 10 bar, e bën të përballojë lëvizjet tuaja të çdo dite, pa rrezik dëmtimi. Specifikisht, është ndër orat dhe dhuratat më të përshtatshme për meshkuj që kalojnë pjesën më të madhe të kohës në takime zyrtare, apo punë para ekraneve.
Reviews
There are no reviews yet.